James jo modest: Mund të arrij Messin dhe Ronaldon
Nënshkrimi i ri i Bayern Munichut, James Rodriguez, ka përshkruar planet ambicioze për të marrë vendin e njërit nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si një nga futbollistët më të mëdhenj në botë.

Reprezentuesi kolumbian u bashkua me kampionët e Bundesligës këtë muaj në një marrëveshje fillestare dyvjeçare për huazim, me mundësi për të bërë lëvizjen e përhershme në vitin 2019.

James u bashkua me Real Madridin për një shumë të raportuar prej 70 milionë euro nga Monaco pas shpërthimit të tij në Kupën Botërore 2014, por ai luftoi për të bindur Carlo Ancelottin, Rafael Benitezin dhe Zinedine Zidane se ai ishte i denjë për një vend të rregullt në formacionin fillestar.

Megjithatë, James është plot vetëbesim pasi i pyetur nëse ai do të mund të arrinte yjet e Barcelonës dhe të Madridit, kolumbiani theksoi se është gati për një gjë të tillë.

“Pse jo, ata janë lojtarë të mëdhenj, por unë jam gati për atë që do të ndodh në të ardhmen dhe për tu përmirësuar në futbollin botëror”, ka thënë James. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori