James nuk ia mbyll derën rikthimit tek Reali
James Rodriguez
James Rodriguez shprehet i lumtur tek Bayern Munich, por nuk e refuzon dhe mundësinë që të rikthehet tek Reali i Madridit.

Shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka pohuar dje se ai dhe klubi i tij nuk e kanë për ngut për të arritur marrëveshje permanente për James.

“Të kthehem në Madrid? Nuk e di, nuk dihet se çfarë ndodh të ardhmen, por duhet të mendoni se çfarë po ndodh tani dhe ky klub është në të tashmen time”, ka thënë James për Fox Sports.

“Jam i lumtur në Bayern, jam duke luajtur më shumë dhe kjo është mirë për mua. Po mendoj vetëm për Bayernin”, përfundoi kolumbiani. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori