James: Raport shumë të mirë me Cristianon
Pëlqej
I grumbulluar me kombëtaren e Kolumbisë për ndeshjen miqësore të 6 shtatorit kundër Brazilit, futbollisti më i shtrenjtë i merkatos së verës për Real Madrid, James Rodriguez, ka folur për marrëdhëniet e tij me yllin e skuadrës "Los Blancos" Cristiano Ronaldo.

"Me të pata një raport të mirë menjëherë dhe shpresoj të luajmë gjatë së bashku. Të gjithë futbollistët e Realit janë shumë të ngjashëm, edhe pse janë të gjithë futbollistë të mëdhenj", është shprehur ish futbollisti i Monacos.

Në lidhje me rolin e tij në fushën e lojës James Rodriguez u shpreh shkurtimisht: "Do luajë aty ku do trajneri". /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori