James rikthehet titullar dy muaj pas dëmtimit
Trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se James Rodriguez do të luajë si titullar në sfidën e nesërme ndaj Granadas (ora 12:00) dy muaj pas dëmtimit.

Ylli kolumbian do të zërë vendin e spanjollit Isco, i pezulluar për shkak kartonash kartonësh.

"Është mirë dhe do e nisë ndeshjen si titullar", tha Ancelotti, i cili shtoi se në këtë ndeshje do të lërë pushim dy lojtarë: Sami Khedira dhe Dani Carvajal.

James kishte që nga 4 shkurti që nuk luante me Realin, ditë kur theu gishtin e vogël të këmbës së djathtë. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori