James Rodriguez e sheh të ardhmen e tij tek Bayerni
James Rodriguez do të dëshironte që të rrinte përgjithmonë në Bayern Munich pavarësisht lajmeve se di mund të kthehet në klubin e tij Real Madrid.

“Mendojë se e ardhmja ime është këtu. Ka shumë thashethemet, ata flasin për shumë klube, por për momentin po mendojë vetëm për Bayernin”, tha James.

“Kjo është e tashmja ime dhe jam i lumtur këtu”.

I pyetur nëse ai do të dëshironte një marrëveshje të plotë me Bayernin James tha:

“Po, pse jo? Bayerni është një klub i madh po ashtu. Jam mirë në Gjermani pse jo mos të rri për disa vjet. Nëse ata dëshirojnë që të jem këtu, do të isha falënderues sepse është një klub që me ka besuar, kështu që e ndjej dashurinë e tyre për mua. Pse mos të qëndrojë për disa vite? Mendojë se është një opsion i mirë”. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori