James Rodriguez, "Mashkulli më Seksi 2014" (FOTO LAJM)

James Rodriguez
Pëlqej
James Rodriguez është votuar si Futbollisti më Seksi i vitit 2014. Pas paraqitjes mbresëlënëse në "Brazil 2014" me Kolumbinë e tij dhe transferimit 80-milionësh te Real Madrid, revista "People" (versioni spanjisht) i ndau çmimin yllit kolumbian, i cili së fundmi prezantoi një linjë të tijën të të brendshmeve, shkruan "Goal.com".

Bashkëshortja e tij, Daniela Ospina, motra e portierit të kombëtares kolumbiane, është shprehur se te James veçon personalitetin e tij më shumë se anën fizike.

"Ai është mashkull shumë joshës. Por, ajo që më pëlqen më së tepërmi tek ai është personaliteti i tij. Këtë e dua shumë", është shprehur Daniela. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori