James Rodriguez pritet t’i bashkohet Atletico Madrid
James Rodriguez pritet të qëndrojë te Madridi këtë verë, por me gjasë të madhe jo te Reali.

“El Univeral” raporton se agjenti i Rodriguezit, Jorge Mendes, është duke biseduar me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm në verë.

Kolumbiani ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. Për të po interesohet edhe Juventusi.

Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Realin, atëherë James mund të qëndrojë edhe një edicion dhe të largohet në verën e vitit të ardhshëm pasi t’i skadojë kontrata.

Rodriguez 28-vjeçar këtë sezon ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.
Shtuar më 05/05/2020, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori