James Rodriguez mer nënshtetësi spanjolle, rriten shanset për një rikthim në Madrid
Ylli i Bayern Munich James Rodriguez, i huazuar nga Real Madrid, ka marrë nënshtetësinë e shumëpritur spanjolle.

Si rezultat, ai nuk do të cilësohet si një lojtar ekstrakomunitar teksa klubet e La Liga-s mund të regjistrojnë vetëm tre të tillë.

Ky është një lajm shumë i mirë për Real, që thuhet se kërkon ta rikthejë në skuadër kolumbianin.

Madrid do të regjistrojë Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao për sezonin 2019/20, që do të thotë se nuk do të ketë vend për një ekstrakomunitar tjetër.

Tani që James ka pasaportë spanjolle, ai do të jetë në gjendje të rikthehet në klub dhe të regjistrohet si një lojtar Europian.

E ardhmja e mesfushorit ofensiv te klubi gjerman është në dyshim, lajmet e së hënës nuk do t’i interesojnë vetëm Madridit, por gjithashtu edhe klubeve të tjera elitare që kanë shfaqur interes për të. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori