James te Napoli, ky detaj po vonon finalizimin
Napoli vazhdon të tentojë për James Rodriguez, futbollistin e Real Madrid, që ka qenë deri tani në huazim te Bayern Munich. Sipas raportimeve gjithçka është shumë pranë finalizimit për transferimin e kolumbianit në Seria A, te klubi napolitan.

Referuar raportimeve të "Radio CRC", klubi partenopeo ka gjetur tashmë marrëveshjen me Real Madrid, në lidhje me shifrën e huazimit një-vjeçar, që vërtitet te 10 milionë euro.

Konkretisht, për të finalizuar transaksionin mungon ende një detaj i rëndësishëm: akordi mes palëve mbi shifrën e blerjes definitive të kartonit të futbollistit huazimit. Në këtë aspekt, Napoli ka arritur të ofrojë 30 milionë, ndërsa Real Madrid kërkon 40 milionë euro për shitjen përfundimtare të James Rodriguez.
Shtuar më 15/06/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori