Jamesi i rilindur nën urdhërat e Heynckes
Bayern Munich ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së dhjetë të Bundesligës. Bavarezët triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së RB Leipzig me rezultat 2-0.

Futbollisti 26-vjeçar është huazuar për dy vjet, por bavarezët kanë të drejt blerje. Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe futbollisti i huazuar nga Real Madridi, James Rodriguez.

Ky i fundit mori komente pozitive prej trajnerit Jupp Heynckesit, i cili e vlerësoi lartë paraqitjen e kolumbianit.

James bëri pikërisht atë që i kërkova të bëjë. Ai luajti shumë për shokët e skuadrës si dhe bëri një performancë shumë të mirë individuale”, tha pas takimit Heynckes.

Sulmuesi anësor kujtojmë se realizoi golin e parë në takim për bavarezët në të 19 minutë ndërsa njëzet minuta më vonë realizoi edhe Robert Lewandowski. Ndryshe, James deri më tani në kampionat ka pasur pesë paraqitje dhe ka shënuar dy gola për kampionin gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2017, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori