Jan Oblak i gatshëm të rinovoj kontratën me Atletico Madrid
Jan Oblak duket se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën e tij me skuadrën e Aletico Madrid.

Emri i Oblak është lidhur me shumë zëra që e largonin atë nga ‘Wanda Metropolitano”, shpeshherë gjatë viteve të fundit.

Por, portieri duket se ka kaluar kohë shumë të mira në këtë skuadër, dhe ka thënë se do të ishte i lumtur të vazhdonte kontratën.

“Kam një kontratë deri në vitin 2021. Jam i qetë, i fokusuar në fushë.”

“E kam thënë disa herë se jam i lumtur këtu. Nëse do të nënshkruaja një rinovim, do të isha i lumtur” ka thënë ndër të tjerash Oblak. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori