Jan Oblak mendon largimin nga Atletico Madrid
Pëlqej
Jan Oblak llogaritet si njëri prej portierëve më të mirë në Europë dhe Atletico Madrid rrezikon ta humbasë atë gjatë afatit të janarit me lojtarin që është i palumtur, pasi nuk ka marrë një kontratë të përmirësuar financiarisht.

Gjatë gala mbrëmjes së MARCA’së ai e ka bërë të qartë që mund të largohet dhe kjo nuk do të jetë befasi për klubin si në rastet e mëparshme dhe portieri i ka thënë presidentit Enrique Cerezo, delegatit Miguel Angel Gil Marin dhe drejtorit sportiv Andrea Berta se do të largohet edhe në janar.

“Nuk e di, po për momentin jam këtu”, ka thënë ai në eventin e së hënës kur është pyetur se sa gjatë do të qëndrojë në Atletico.

Kontrata e Oblak skadon në vitin 2021 por paga e tij nuk është rritur që nga 2016, një indikacion që është dashur të ndodh pasi që në të njëjtën kohë, pjesërisht tërë skuadra ka pasur ngritje dhe përmirësim të kontratave të tyre.

Atletico janë të qetë me këtë fakt pasi që ai ka tri vite në kontratën e tij dhe nuk do ta largojnë pa deponuar në llogari të skuadrës 100 milionë euro, që është klauzola e tij e lirimit.
Shtuar më 13/11/2018, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori