Jan Oblak në ndjekje të rekordit të Valdesit
Pëlqej
Jan Oblak ka pranuar katër golakatër ndeshjet e para të La Liga-s, por portieri slloven është në rrugën e duhur për të arritur rekordin e ish-portierit të Barcelonës, Victor Valdes, i cili katër herë ka fituar çmimin Zamora.

Oblak ka qenë njeriu që ka mbrojtur portën e Atletico Madridit në sezonet e fundit, megjithëse nuk u paraqit deri në ndeshjen e 28-të në sezonin e tij të parë me Los Rojiblancos.

Ai është portieri që ka mbajtur të paprekur portën në katër nga tetë ndeshjet e ligës në sezonin 2018/19.

Porta e paprekur ka qenë kundër Getafes (2-0), Huescas (3-0), Real Madrid (0-0) dhe Real Betis (1-0) .

Kjo i dha atij një bilanc prej 0.5 golave të lejuar për ndeshje dhe ndiqet vetëm nga Jordi Masip i Real Valladolid, i cili ka pranuar gjashtë gola në tetë ndeshje (0.75 gola), ndërsa pas tij vjen David Soria i Getafes me shtatë gola (0.88 gola për lojë).

Ka mbetur shumë nga ky sezon, por Oblak është i gatshëm të arrijë një rekord që vetëm Valdes arriti në mes të viteve 2008 dhe 2012.

Ish-portieri i Barcelonës pranoi 31 gola në 35 ndeshje në sezonin e parë; 24 në 38 në sezonin vijues; 16 në 32 në 2010-11 dhe 28 në 35 në sezonin e fundit.

Portieri slloven i Atleticos në sezonin e fundit pranoi 22 gola, në sezonin 2016/17 pranoi 21, ndërsa në sezonin 2015/16 pranoi 18 gola në 31 ndeshje.

Këtë sezon, Oblak synon të pranojë më pak se 16 gola për të arritur rekordin e Valdesit, ndërsa nëse arrin të jetë portieri me më së paku gola të pranuara në La Liga, do të fitojë për të katërtin vit radhazi çmimin Zamora.
Shtuar më 13/10/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori