Janë arritur dy rekorde
Albeu.com
Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Pekin 2009 kanë vazhduar ndarjet e medaljeve, ndërsa janë arritur dy rekorde të reja botërore. Sot në arenë doli edhe notuesi nga Maqedonia Mihajllo Ristovski, i cili në kualifikime u rendit në pozitën e 55-të nga gjithsej 57-të notues.

Ari i parë shoqërohet me rekord botëror për notuesin amerikan, Michael Phelps. Ai ka arritur ta fitojë vendin e parë në 400 m stil i përzier me kohën 4:03:84 duke përmirësuar kohën e mëparshme 4:05:25. Medalja e argjendtë ka shkuar për hungarezin Laszlo Cseh, ndërsa në vendin e tretë është rënditur amerikani tjetër Ryan Lochte.

Medalja e artë në 400 m stil i lirë për femra në not është fituar nga 20 vjeçarja australiane, Stefani Rice. 4:29:45 është koha që ka regjistruar notuesja australiane, duke thyer kështu edhe rekordin botëror që mbahej nga amerikanja Katie Hoff. Në vendin e dytë është rënditur notuesja nga Zimbabve, Kirsty Coventry, e cila me kohën 4:29:89 theu rekordin afrikan. Amerikanja Katie Hoff duhet të kënaqet vetëm me medaljen e bronzit, pasi nuk arriti të shkoj më shume se rekordi i saj personal.

Koreano Jugori, Tae – Hëan Park ka marrë medaljen e artë në not 400 m stil i lirë. Atleti aziatik ka zënë vendin e parë në këtë disiplinë, duke lënë pas kinezin Zhang Lin dhe amerikanin Larsen Jensen.

Holanda ka fituar medaljen e artë në disiplinën stafetë në not për femra 4x100 m stili i lirë, duke shënuar kohë 3:33:76. Pozitën e dytë në këtë garë e zuri SHBA-ja, ndërsa medaljen e bronxit e morën garueset australiane.

Olimpiada e Pekinit jep një mesazh të qartë paqeje që është edhe një prej misioneve kryesore të këtij aktiviteti. Përqafime dhe lule kanë shkëmbyer atletet ruse dhe gjeorgjiane në podiumin e medaljeve të garës së 10 metrave me pistoletë. Rusja Paderina ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa gjeorgjiania Salukvadze është renditur një shkallë më poshtë. Ari në këtë garë i ka takuar kinezes Ëuo e cila qëlloi 492 pikë, rezultat ky i cili njëherit është edhe rezultat i ri Olimpik. Qitësja shqiptare dhe njëkohësisht kampionia e Evropës, Lindita Kodra ka zhgënjyer në garën e saj të parë në 10m pistoletë me ajr duke zënë vendin e 40-të.
Shtuar më 11/08/2008, ora 19:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori