Milan në vendin e 13-të, Hernandez këmbëngul: Do përfundojmë në top katërshe në Serie A
Theo Hernandez ka këmbëngulur se Milani ende ka gjasa ta zërë vendin e katërtSerie A – i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm – dhe ka thënë se është i mahnitur nga trajneri i ri Stefano Pioli.

Milani e shkarkoi Marco Giampaolon pasi i humbi katër nga shtatë ndeshjet e para në Serie A dhe në vend të tij e solli ish-trajnerin e Lazios, Interit dhe Fiorentinës, Piolin, i cili do të debutojë këtë fundjavë kundër Lecce.

“Tani e kemi një trajner për të cilin mendoj se është shumë i mirë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim mbarë me të. Nuk e kam njohur më parë, por atij i pëlqen të luajë futboll të mirë dhe ka ide të qarta”, tha Hernandez për Sky Sport Italia.

Momentalisht, Milani renditet në pjesën e poshtme të renditjes tabelore në Serie A me vetëm nëntë pikë pas shtatë ndeshjeve, por vetëm katra më pak se vendi i katërt, Napoli.

“Unë besoj se ne do të përfundojmë në pozitën e katërt, sepse kemi ekip për ta arritur këtë”, shtoi ai.

“Kemi ekip shumë të mirë për të luftuar për një vend në Champions, por na duhet të luajmë me zemër dhe shpirt në fushë, qysh nga loja me Lecce”, theksoi ai.
Shtuar më 16/10/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori