Januzaj befason Kosovën për të ardhmen e tij
"Adnan Januzaj ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të luaë apo jo për Kosovën’, kështu ka thënë agjenti i Januzajt Dirk De Vries.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë për përfaqësuese të ndryshme, kanë të drejtë të zgjedhin Kosovën.

I pari që do ta bënte një gjë të tillë dukej mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Megjithatë, të gjitha këto zëra i ka hedhur poshtë agjenti i kosovarit, Dirk De Vries, i cili ka thënë se Januzaj ende nuk ka marrë vendim lidhur me zërat që e lidhin me Kosovën.

Januzaj nuk ka dalur ende me ndonjë vendim. Në të ardhmen do të sqarohet gjithçka, por aktualisht asgjë nuk është vendosur” ka thënë agjenti De Vries.

Para vendimit final, Januzaj thuhet se do të bisedojë edhe njëherë me selektorin e Belgjikës, Mark Ëilmots nga i cili do të kërkojë fjalën e fundit nëse në të ardhmen do të jetë në planet e tij me Kombëtaren Belge.

Januzaj, i cili gjithashtu kishte mundësinë që të zgjidhte Shqipërinë e Turqinë, ka bërë vetëm 6 ndeshje për Belgjikën.
Shtuar më 26/05/2016, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori