Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Januzaj dhe Belgjika, nisja dhe mbërritja në Brazil (FOTO-VIDEO)

Ajo është një prej kombëtareve më interesante dhe që pritet të jetë surpriza e "Brazil 2014". Belgjika ndodhet tashmë në Brazil, aty ku do të tentojë të bëjë atë që nuk ka mundur ta bëjë asnjëherë më parë.

Adnan Januzaj, Eden Hazard, Romelu Lukaku me shokë janë nisur nga Belgjika në një ceremoni shumë të bukur dhe origjinale për të mbërritur më pas në vendin e Sambas, aty ku e pret Grupi H me Rusinë, Korenë e Jugut dhe Algjerinë.

Kombëtarja belge do të qëndrojë në Mogi das Cruzes, në shtetin e Sao Paulo, më saktë në Paradise Golf & Lake Resort Team Base Camp, ndërsa ndeshjen e parë do e luajë ndaj Algjerisë më 17 qershor. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori