Januzaj gjen golin me Real Sociedad (VIDEO)
Adnan Januzajt me Real Sociedad nuk ka qenë në të njëjtat nivele si ai i pari, pasi mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën, ka vuajtur dëmtimet e njëpasnjëshme që kanë kufizuar pranin e tij në vetëm 16 ndeshje në La Liga.

Ai ka gjetur edhe golin e tij të parë në këtë edicion në kampionatin spanjoll, duke shënuar në ndeshjen mes Real Sociedad dhe Levantes. Skuadra e Januzajt është në kërkim të një vendi në Europë në sezonin e ardhshëm dhe i duhej medoemos një fitore për të mos u shkëputur nga grupi i skuadrave që ka përpara.

Goli i Januzajtminutën e 26 ia dha pikërisht këtë mundësi, por ish-skuadra e Armando Sadikut reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 79 përfitoi nga një pavëmendje e baskëve për të dërguar topin në rrjetë e barazuar shifrat në 1-1, rezultat përfundimtar i cili lë Sociedad në vendin 9 dhe Levanten në të 15-tin.
Shtuar më 16/03/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori