Januzaj kërkon të lihet i qetë
Adnan Januzaj
Adnan Januzaj është vënë nën presion se cilën kombëtare ta zgjedh në mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Futbollisti i ri kosovar nuk ka vendosur ende, por menaxheri i tij, Dirk De Vriese kërkon nga drejtuesit e të dyja përfaqësueseve dhe nga mediat që 18 vjeçari të lihet i qetë, transmeton Express.

Babai i Adnanit ka thënë se djali i tij së pari duhet të stabilizohet në një klub të madh si Manchesteri. Pasi ta sigurojë vendin e titullarit, do ta bëjë zgjedhjen për ekipin kombëtar. Federata belge e ka bombarduar Adnanin me emaile dhe mesazhe, por babai i tij kërkon që i biri të lihet i qetë”, deklaroi Vriese për uebfaqen belge nieuwsblad.be. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori