Januzaj mendon largimin nga Manchester United
Pëlqej
Adnan Januzaj po mendon largimin nga Manchester United që në merkaton e janarit. Futbollisti i kombëtares belge nuk ka shumë hapësira në ekipin e Van Gaal pas mbërritjes së Angel Di Maria, Ander Herrera apo Falcao ndaj dhe po mendon edhe opsionin e fundit: largimin nga "Old Trafford".

Lajmi jepet nga britanikja "Talk Sports", që shton se Januzaj ka nevojë për më shumë minuta për tu rritur si futbollist.

Adnan Januzaj konsiderohet si një prej talenteve me të ardhme në futboll, por deri tani asnjë klub konkret nuk ka shfaqur interesim për të.

Sipas mediave britanike ai mund të kalojë në një ekip tjetër të Premier League, sigurisht jo të nivelit Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori