Januzaj ndjek Moyesin te Real Sociedad?
David Moyes është zyrtarisht tekniku i ri i Real Sociedad. Emërimi i tij pritet të pasohet me risi të tjera në klubin bask. Ish tekniku i Manchester United dhe Everon ka kërkuar disa blerje në merkaton e janarit pas startit të dobët në këtë sezon.

Një nga dëshirat e para të Moyes është afrimi i Adnan Januzajt. Shqiptari thuhet se ka simpati të madhe për teknikun skocez dhe se nëse Louis Van Gaal nuk e aktivizon në ndeshjet e ardhmshme, ai do të kërkojë largimin nga "Djajtë e Kuq". /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori