Januzaj te Real Madrid, Bale te Manchester United?
Manchester United është i gatshëm të ofrojë Adnan Januzajn dhe para, për transferimin e yllit të Real Madrid, Gareth Bale. Manchester United është i gatshëm të sakrifikojë talentin kosovar Adnan Januzaj për të transferuar yllin e "Los Blancos", Gareth Bale.

Sipas tabloidit britanik "Daily Express", ekipi i "Old Trafford" vazhdon të jetë i interesuar për yllin uellsian. Dhe, për ta zbritur çmimin e tij është i gatshëm të përfshijë Januzajn në ofertë, së bashku me një shumë të konsiderueshme parash.


Januzaj pritet të largohet nga "Djajtë e Kuq", gjatë kësaj merkatoje, pasi nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Louis Van Gaal.

19-vjeçari ka tërhequr edhe interesimin e klubeve të tejra të famshme si: PSG, Juventus apo Real Sociedad. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori