Januzi dhe vëllai i Dallkut shënojnë për Vorskla
Ahmed Januzi
Sulmuesi Ahmed Januzi dhe mbrojtësi Ardian Dallku kanë kontribuar me gola në fitoren e Vorskla Poltavas me rezultatin bindës 7-0, miqësore e zhvilluar kundër ekipit Himik që garon në Ligën e tretë të Ukrainës.

Ndeshja është luajtur të premten në stadiumin “Avangard” të qytetit ukrainas Yalta, ku Vorskla po përgatitet për sezonin pranveror. Sulmuesi i përfaqësueses, Januzi, si dhe Dallku janë inkuadruar që prej fillimit të pjesës së dytë. Januzi golat i ka shënuar në minutat 53 dhe 76, ndërsa Dallku në të 62-tën.

Te Vorskla në pjesën e parë u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku. Vorskla pjesën vjeshtore të këtij edicioni në Ukrainë e ka përfunduar në pozitën e nëntë me 24 pikë të mbledhura.

Ardian Dallku (17 vjeç) është vëllai i vogël i Armend Dallkut. Ai po stërvitet me ekipin e parë të Vorsklës, por deri në fund të këtij viti do të luajë me juniorët, pasi nuk mund të firmosë kontratë profesioniste pa i mbushur 18 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2012, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori