Jap trofetë me Barçën për një Kupë Bote
Lionel Messi ka fituar gjithçka me Barcelonën. Megjithatë, ai e dëshiron shumë një titull “Kampion të Botës” me Argjentinën. Dhe gjëja më e bukur për tri herë ‘Topin e Artë’ do të ishte që të ngrinte Kupën e Botës në Brazil, në shtëpinë e rivalëve më të mëdhenj të “Selesionit”, në histori.

“Do të këmbeja gjithçka kam fituar me Barcelonën deri tani, nëse do të ngrija trofeun e Kupës së Botës në shtëpinë e Brazilit, në Botërorin e 2014-s. Do të ishte fantastike që t’ia dilnim”, tha kapiteni i Argjentinës.

Ai ka fituar gjithçka te blaugranat, duke nisur nga 5 tituj të kampionatit spanjoll, 3 Liga të Kampioneve dhe 2 tituj “Kampionë të Botës”. Sa i përket nivelit ndërkombëtar, Messi ka fituar Kupën e Botës për 20-vjeçarë me Argjentinën në vitin 2005 dhe Lojërat Olimpike në 2008.

Tri herë fituesi i “Topit të Artë” ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij me kombëtaren, e cila është cilësuar si më e dobët sesa ajo me Barcelonën. Por “Pleshti” i hodhi poshtë ato në miqësoren me Zvicrën, pasi realizoi tregolëshin e tij të parë. “Jam shumë i lumtur, sepse ne fituam dhe këta tre gola janë tepër specialë për mua. Kam thënë në shumë raste se ne nuk mund të krahasohemi me Barcelonën. Janë dy gjëra të ndryshme. Por dua të theksoj se kombëtarja ka lojtarë të mëdhenj, që mund të bëjnë ndeshje të mëdha”, përfundoi Messi. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori