Japonia do të presë Botërorin e Klubeve 2015 dhe 2016
Pas 3 vjetësh, Kupa e Botës për Klube do të rikthehet në Japoni, aty ku do të zhvillohen dy edicionet e ardhshme, i këtij viti dhe i vitit 2016.

Duke njoftuar vendimin e FIFA-s, Sekretari i Përgjithshëm Jerome Valcke u shpreh se Japonia ka dëshmuar në të shkuarën se është një organizatore e shkëlqyer dhe e suksesshme e aktiviteteve të tilla.

Vendi aziatik ka pritur 6 edicione të Botërorit të Klubeve që prej vitit 2005, me përjashtim të atij të vitit 2009 që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe dy të fundit që u morën përsipër nga Maroku.

Botërori i Klubeve bashkon në një garë të përbashkët skuadrat që kanë dalë kampione nga 6 konfederatat e FIFA-s, Europa, Azia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Qëndrore, Oqeania dhe Amerika e Jugut.

Formati i këtij turneu parashikon që edhe vendi organizator, pra Japonia për këto dy edicione, do të prezantohet me një skuadër në Botërorin e Klubeve që këtë vit do të luhet në datat 10-20 dhjetor. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori