Japonia e Iraku në çerekfinalet e Kupës së Azisë (VIDEO)
Japonia dhe Iraku mposhtin në sfidat e fundit në Grupin D Jordaninë dhe Palestinën dhe presin biletën për në çerekfinalet e Kupës së Azisë.

Në "Melbourne Rectangular Stadium", "Samuarit Blu" shënuan nga një gol në cdo pjesë, duke koleksionuar fitoren e tretë në po kaq ndeshje. Keisuke Honda i dha avantazhin skuadrës që drejtohet nga Javier Aguirre në minutën e 24, ndërsa një tjetër emër i njohur në futbollin elitar europian, Shinji Kagawa, vulosi suksesin 2-0 të skuadrës së tij në minutën e 82.

Në çerekfinale Japonia do të përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe, sfidë që do të luhet më 23 janar.

Me të njëjtin rezultat 2-0, Iraku mposhti Palestinën në "Canberra Stadium", pasi dominoi në lojë gjatë gjithë ndeshjes. Në fillim të pjesës së dytë Mahmoud zhbllokoi rezultatin, ndërsa i njëjti autor humbi një 11-metërsh në minutën e 60. Sfida u mbyll përfundimisht nga goli i Yasin 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Në çerekfinale shorti i ka rezervuar Irakut si kundërshtar Iranin, skuadër me të cilën do të përballet më 23 janar. /albeu.com/





Shtuar më 20/01/2015, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori