Japonia mund bindshëm Spanjën dhe fiton Botërorin U20
Atë që nuk e bëri dotë Kobëtarja e Japonisë në "Russia 2018", e kanë bërë përfaqësuesja e femrave U20.

Finalja e Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, është fituar nga Japonia pasi mundi Spanjën me rezultat bindës 3-1.

Kjo ndeshje është quajtur si një hakmarrje pasi, vetëm 15 ditë para finales SPanja e kishte mundur përfaqësues e Japonisë.

Hinata Miyazaëa, Saori Takarada dhe Fuka Nagano ishin autoret e golave për përfaqësuesen japoneze të femrave, në triumfin e parë të këtyre përmasave në historinë e futbollit.

Anglia, ndërkohë, siguroi medaljen e bronzit në turneun e zhvilluar në Francë, duke mundur me penallti ekipin pritës.

Futbollistet transalpine u dorëzuan nga pika e bardhë e 11- metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori