Java e 3-të e Superiores, Bylis ndal Skënderbeun
Java e 3-të e Superiores, e cila luhet në katër ditë, në itinerarin kohor “e premte – e hënë”, vijoi të shtunën me dy ndeshje të tjera, Bylis-Skënderbeu dhe Apolonia-Kukësi, pasi e ngriti siparin në “Niko Dovana” të Durrësit një ditë më parë, aty ku Teuta barazoi 1-1 me Tiranën.



Pero Pejic për pak i ka bërë “gjëmën” Bylisit dhe do t’i dërgonte në “qiellin e shtatë” kampionët e vendit në fuqi, por fati s’e ka braktisur përfundimisht formacionin e Agim Canajt, që është shpaguar për lojën e mirë që ka bërë në limitin fundor të ndeshjes, me golin e Klodian Arbrit.

Dy kartonë të kuq ka prodhuar kjo sfidë e luftuar fort, fillimisht të Da Silvës për ballshiotët dhe në fund të Arapit për korcarët, ndërkohë që loja është kontrolluar nga mallakastriotët. Ka mbetur kësisoji në tentativë fitorja e tretë radhazi e Skënderbeut në kampionat, edhe pse e sheh veten sërish në krye të Superiores, edhe pas kësaj jave, së bashku me Tiranën, me nga 7 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori