Javë e fitoreve, goli në minutën e 91 i jep fitoren shqipërisë kundër Islandës
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani mposhti 1-0 në miqësore Islandën U-19.

Ishte pikërisht Ernest Muçi që me golin e tij në minutën e 91’ i dha fitoren kuqezinjve në “Roza Haxhiu”.

Vlen të theksojmë se Shqipëria e kërkoi fitoren duke vendosur disa herë nën presion kundërshtarin.

Edhe pse miqësore, sfida ishte e aspër dhe më shumë kartonë, ndërsa Islanda e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.

Shtuar më 08/09/2018, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori