Elseid Hysaj duket se ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.
Koha e karantinës po i shërben më shumë për të kthjelluar më mirë mendimet dhe për të analizuar situatën në të cilën ndodhet.
Çështja e rinovimit të tij po përflitet prej kohësh, por as besimi i shfaqur nga Xhenaro Gatuzo nuk e ka bindur të qendorjë në Napoli pas këtij sezoni.
Kontrata e mbrojtësit shkodran përfundon në verë dhe që nga qershori do të veshë
tjetër fanellë.
“Calcionapoli24.it” bën me dije se
Hysaj ka rënë në marrëveshje parimisht me një
tjetër klub të Serie A, ndërsa brenda 10 ditëve të para të
janarit pritet të vijë edhe
firma në kontratën e re.
Emri i klubit të ri nuk bëhet ende i ditur, megjithëse kampionati nuk pritet të ndryshojë për të.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:01