Javier Hernandez konfirmon klub e ri
Javier Hernandez ka konfirmuar për ESPN se ai do të bashkohet me West Ham.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen tha për Javier Dipp të Meksikës në ESPN, që pritet të udhëtojë për në Londër të hënën për të mkryer vizitat mjeksore. Shënuesi i rekorderit të Meksikës është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Leverkuse dhe tani është i destinuar të kthehet në Premier Ligë, përcjell Albeu.com.

Bayer Leverkuse ka kërkuar nga West Ham 20 milionë për meksikanin. shifër kjo e cila nuk është bërë e ditur nëse është paguar nga klubi anglez. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori