Javier Zanetti i uron mirëseardhjen Paolo Maldinit
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, i ka uruar mirëseardhje Paolo Maldinit, i cili është kthyer në Milan.

“Unë jam shumë i lumtur për Maldinin sepse para se të jetë një profesionist i mrekullueshëm, ai është një person i mrekullueshëm. Dikush si ai do të ketë ndikim pozitiv në botën e futbollit në përgjithësi, dhe sidomos në tonën. Kam respekt të madh për të”, ka thënë Zanetti.

“Ne jemi përballur shpeshherë si kundërshtarë, tani që të dy kemi të njëjtat pozita. Megjithatë, respektimi dhe adhurimi që kam për të do të mbetet gjithmonë i njëjtë. Do të jem i lumtur kur të flas me të në derbin e radhës, ashtu siç kemi bërë shpeshherë edhe në fushë. Dua t’i dëshiroj fat të mbarë në aventurën e tij”. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori