Je mërzitur që nuk do luash me Ronaldon? Ja përgjigja befasuese e Higuainit
Gonzalo Higuain nuk ndjen keqardhje që nuk do të luajë me Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sulmuesi argjentinas sot është prezantuar te Milani, duke i dhënë fund qëndrimit dy vjeçar te Juventusi.

“Unë tashmë kam luajtur me të… nuk ndjej aspak keqardhje. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të re”, është përgjigjur Higuain.

Higuain te Milan do të mbajë fanellën me numër 9.
Shtuar më 03/08/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori