"Jemi të frikësuar"! Apeli i Igli Tares për shqiptarët: Qëndroni në shtëpi (VIDEO)
Drejtori sportiv i klubit të Lazios, Igli Tare i ka bërë apel shqiptarëve që të kujdesen dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Në një lidhje me skype për RTV Ora në edicionin e lajmeve, Tare tha se frika është e madhe dhe situata e krijuar nga koronavirusi do të jetë e vështirë për tu kaluar.

Igli Tare: Këtu ku jemi ne në Romë është akoma në masa të kontrollueshme. Qyteti është i zbrazur, jemi të gjithë të vetëdijshëm që është diçka dhe frika jonë është që ajo që po ndodh në veri do të ndodhë edhe këtu te ne. Jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi kujdes dhe të zbatojmë rregullat që na kanë dhënë. Sa vjen dhe bëhen të ndërgjegjësues sepse është diçka që nuk e kishim pritur deri në këtë masë. Jemi të frikësuar që do jetë diçka e vështirë për ta kaluar. Duhet të jemi të kujdesshëm, duke u kujdesur për vetën tonë kujdesemi edhe për familjarët. Jua këshilloj edhe ju që të mbylleni sa më parë. Të kenë sa më pak komunikime me njerëzit që janë jashtë familjes. Nuk duhet të jepen më as duar, as përqafime sepse është e rrezikshme.
Shtuar më 12/03/2020, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori