Jemi të pafatë me arbitrat
Barazimi i Milanit me Bolonjën nuk ia ka shuar ëndrrat për titull trajnerit Massimiliano Allegri. Teksa dëgjon deklaratën e tij për shtyp në fund të ndeshjes së San Siro-s, e kupton që sivjet kuqezinjve u mungon "fati", i cili nëse do përkthehej ndryshe, do ishte: "gabimet arbitrare".

Edhe ndaj Bolonjës, si kundër Napolit, Lazios, Fiorentinës e Juventusit, kuqezinjve u është mohuar nga treshja arbitrare një gol i rregullt.

" Nuk dua ta komentoj atë gol të Ibrahimoviçit, ka thënë në fund të ndeshjes Allegri. Por pa dyshim që sivjet nuk kemi fat me arbritrat. Gjyqtari anësor sinjalizoi kryesorin se Ibra ishte në pozicion jashtë loje, kur në fakt nuk ishte. Ne e pranojnë këtë vendim të gjyqtarit, pasi nuk kemi ç’të bëjmë tjetër. Kështu që le të themi se sivjet nuk kemi fat", u shpreh tekniku i Milanit.

Kur rikthehet të komentojë paraqitjen e skuadrës së tij kundër Bolonjës, Allegri kafshon disa herë buzën, por duket qartë që i ka individualizuar fajtorët.

" Bolonjës ia dhuruam ne golin e parë. Edhe gjatë pjesës së parë bëmë shumë pak për ta barazuar rezultatin. Ndërsa në të dytën kemi luajtur më mirë, nuk kam pse t’i qortoj djemtë. Edhe pse mbetëm me dhjetë lojtarë, arritëm të barazonim. Madje gjatë minutave të fundit krijuam një rast të pastër për gol, të cilin Robinho nuk arriti ta dërgonte dot në rrjetë", u shpreh Massimiliano Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori