E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Jep doreheqje trajneri i kombetares, Arie Haan
Albeu.com
Trajneri i kombetares shqiptare te futbollit, Arie Haan ka dhene doreheqjen nga ky post. Vendimi eshte marre para pak castesh dhe duket se holandezi ka gjetur gjuhen e perbashket me FSHF per t’u larguar.Doreheqja vjen pas disa humbjeve te njepasnjeshme te regjistruara nga perfaqesuesja shqiptare ne turin e eliminatoreve per ne boterorin Afrike 2010. Largimi me vullnetin e holandezit ka kursyer detyrimet financiare te FSHF-se, pasi ne rast te prishjes se njeanshme te kontrates, institucioni i futbollit shqiptar do t'i paguante te gjitha detyrimet e parashikuara ne kontrate, teknikut holandez.

Aktualisht, federata nuk ka publikuar asnje emer konkret per te marre drejtimin e kombetares kuqezi qe ndodhet ne vendin e 5-te te Grupit 1 per eleminatoret e Boterorit 2010. (tch)
Shtuar më 16/04/2009, ora 03:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori