Jepen vendimet e "Calciopolit", burg për Moxhin dhe Lotiton
Gjykata e Shkallës së Parë në Napoli ka dhënë vendimet përfundimtare për të akuzuarit e skandalit futbollistik në Itali, Calciopoli.

Mes 16 dënimeve që ka dhënë kjo gjykatë, bie në sy dënimi i ish-Drejtorit Sportiv të Juventusit, Luciano Moggi i cili është dënuar me 5 vjet e 4 muaj heqje lirie nga 5 vjet e 8 muaj që ishte kërkuar nga akuza për ushtrim kriminaliteti në fushën e sportit.

Në listën e personave që priten të arrestohen janë gjithashtu dhe ish-arbitrat Paolo Bergamo me 3 vjet e 8 muaj heqje lirie, Pierluigi Pairetto me 1 vit e 11 muaj dhe ish zëvendës presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Innocenzo Mazzini, i cili u dënua me 2 vjet e 2 muaj burgim.

Ndërkohë që nuk i shpëtuan dot akuzave as presidentët e Fiorentinës, Andrea dhe Diego Della Vale që u dënuan me 15 muaj burgim e 25 mijë euro gjobë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili mori dënim të njëjtë si Della Valle, duke ngritur tashmë shumë pikëpyetje mbi ecurinë e dy klubeve të tyre në Serinë A, që mund të hasin probleme financiare në rast se do të ndërmerret menjëherë masa e arresitit ndaj presidentëve të tyre dhe pse me shumë gjasa.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë pritet të apelohet në Gjykatën e Apelit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 08:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori