Jepet ndëshkimi i rëndë për Higuain
higuain
Gonzalo Higuain la fushën e lojës në ndeshjen ndaj Juventusit pasi u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit kryesorë.

Për këtë shkak ai u dënua me dy ndeshje. Në argumentin e Gjykatësit Sportiv shkruhet: “Për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për sjellje të palejueshme ndaj gjyqtarit, duke i’u afruar në mënyrë kërcënuese.

Kështu argjentinasi do të mungojë në ndeshjen ndaj Lazios që do të luhet në Romë pas pauzës së kombëtareve si dhe në “San Siro” ndaj skuadrës së Parmës. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori