Jo të gjithë fitojmë në Allianz Stadium, ja kush janë 8 skuadrat që ia kanë dalë
Pëlqej
Stadiumi ‘Allianz Stadium’ i inauguruar më 8 shtator të 2011-ës, në një miqësore mes Juventusit dhe Notts Countyt, ka shërbyer si një fortesë mjaft e mirë për bardhezinjtë.

Që nga ajo periudhë dhe deri më tani, vetëm 8 skuadra kanë arritur të fitojnë ndaj Juventusit në atë stadium, ndonëse janë luajtur mbi 150 takime në këto 7 sezone. Skuadra e parë që shtangu bardhezinjtë në shtëpinë e re, ishte Interi, më 3 nëntor të 2012-ës, teksa skuadra që drejtohej nga Stramaccioni triumfoi 1-3 me përmbysje.

Më pas kanë qenë Sampdoria, Fiorentina e Salah, Bayern Munchen me Mandzukiç dhe Udinese që kanë shtuar emrin mes këtyre 8 skuadrave. Këtë sezon kanë ardhur dy humbje të tjera, fillimisht nga Lazio në fazën e parë, me bardhekaltrit që triumfuan me rezultatin 1-2 dhe së fundi para pak ditësh 0-3 nga Reali i Madridit, në çerekfinalet e Championsit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori