Jo vetëm Brest, edhe një skuadër franceze kërkon Eros Grezdën
Eros Grezda po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Rangers.

Sulmuesi shqiptar nuk preferohet nga legjenda angleze Steven Gerrard që është trajner tek ekipi skocez.

Grezda nuk ka nisur as fazën përgatitore me klubin dhe pritet të largohet sa më parë nga Glasgow.

Në garë për të është skuadra elitare franceze Brest, por së fundmi garës i është shtuar edhe një ekip nga Franca.

Fjala është për Le Mans, ekip që luan në Ligue 2 dhe që ka kërkuar informacion për Grezdën.

Rangers është gati ta shesë lojtarin shqiptar, por kërkon së paku 1,5 milionë euro.
Shtuar më 25/07/2019, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori