Lionel Messi pa dyshimin më të vogël, do të jetë emri më i përfolur i verës së ardhshme në tregun e
transferimeve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, pati një verë aspak të rehatshme, kur kërkoi të largohej nga Barcelona.
Dëshira për largim bëri që shumë skuadra të mendojnë për transferimin e tij.
Së fundi, kësaj gare i është bashkuar edhe Chelseas, sipas
ekspertit spanjoll të
transferimeve, Guillem Ballague.
Blutë mendohet të jenë në “ekuacion” nëse argjentinasi largohet nga ‘Camp Nou’, me kontratën e tij aktuale që skadon verën e ardhshme.
Manchester
City gjithashtu janë shumë të lidhur me 33 vjeçarin e Barcelonës.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 11:25