Jo vetëm Dybala, një tjetër yll pranë Manchester United
Foto Nderim Kaceli
Paulo Dybala është shumë afër transferimit tek Manchester United pasi do të përfshihet në një shkëmbim për kalimin e Lukakut në Torino.

Mesa duket nuk do të jetë vetëm ylli argjentinas, që do të transferohet në "Old Trafford". Sipas asaj që shkruan "Tuttosport", edhe Mario Manzukiç është pranë transferimit në Premier League.

"Djajtë e Kuq", janë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin bardhezi, dhe do të paguajnë rreth 10-15 milionë euro, për të marrë shërbimet e kroatit.

33-vjeçari rinovoi kontratën me "Zonjën e Vjetër", në prill të këtij viti, deri në qershor 2021, por tashmë nuk është në planet e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, dhe transferimi tek Junajtid, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.

Bisedimet e para mes palëve kanë nisur, dhe shumë shpejt lojtari pritet të kalojë nën urdhrat e Solskjaer.
Shtuar më 02/08/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori