Jo vetëm VAR, disa nga risitë e tjera në UEFA Champions League
UEFA Champions League rikthehet ditën e nesërme me ndeshjet e Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.

këto sfida dhe në vazhdim nuk do të ketë vetëm një gjë të re që është aplikimi i sistemit VAR, por do të ketë dhe dy detaje të reja.

Këtej e tutje nëse nje sfidë shkon në kohën shtesë trajnerët do të kenë mundësinë e ndërrimit të katërt.

Gjithashtu e reja tjetër është fakti se nëse një lojtar ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me një skuadër, në pjesën e dytë do të ketë mundësinë që të veshë një fanellë tjetër, gjë që më përpara nuk është lejuar.

Këto të reja pritet ta bëjnë disi më atraktive Champions League që kishte kohë pa sjellë ndryshime të këtij lloji. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori