Dimitri
Payet nuk dëshiron më që të luajë me skuadrën e
West Ham. Trajneri Slaven Bilic ka zbuluar se ylli
francez ka vendosur që të mos jetë më pjesë e ekipit të tij dhe mund të transferohet te Marseille.
Gjithsesi fakti që përfiton 110 mijë paund në javë do të jetë e vështirë të përballet nga klubi
francez, i cili ndoshta do të dorëzohet nga konkurrenca e PSG-së. Paye nuk është lojtari i vetëm që refuzon të luajë për
West Ham pasi më parë e kanë bërë diçka të tillë dhe disa lojtarë të njohur./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 16:37