Joachim Löw "ashpërson" rregulloren gjatë Botërorit
Tekniku i Gjermanisë, Joachim Löw ka vendosur të "ashpërsoj" rregulloren e klubit përgjatë Botërorit "Rusia 2018".

Rregullorja e re sipas tekniku Low, hyn në fuqi që në momentin e parë të fazës përgatitore e deri në përfundim të botërorit.

Në rregullorë e re të prezantuar nga, Oliver Bierof, parashikohet se qëndrimi i futbollistëve me të dashurat apo gratë e tyre do të jetë vetëm për një shëtitje dhe nuk mund të bëjnë asgjë më tepër.

“Djemtë i dinë mirë vendimet tona për sjelljen. E dinë cilat janë ambiciet dhe detyrat tona. I vetëm askush nuk mund të bëhet kampion bote. Jemi të gjithë pjesë të një pazëlli” tha Low për mediat.

Rregulla të rrepta janë edhe për përdorimin e rrjeteve sociale pas zhurmës që bëri takimi i Ozil me Erdoganin.

Gjithashtu futbollistëve rregullorja e re ju mohon edhe shfaqjen e egoizmit personal. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori