Joachim Low "kërcënon" Ozil pas rikthimit në stërvitje
Pëlqej
Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë, pas një rikuperimi nga një dëmtim që kishte në gju.

Por së fundmi atij i është dashur të përballet edhe më një problematikë tjetër, ku shumë tifozë i kanë dalë kundër për shkak të një fotoje të shkrepur përkrah me presidentin turk Erdogan.

Kjo foto ka shkaktuar shumë zhurmë në mediat vendase madje i është kërkuar Federatës së futbollit për ta përjashtuar nga kombëtarja.

Dhe sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon 29-vjeçari, edhe trajneri Joachim LoW e pranoi hapur në konferencën e djeshme se konkurrenca në skuadër është e madhe dhe askush nuk e ka vendin e sigurt.

“Këto ditë e kanë ndihmuar. Më në fund u stërvit me grupin. Nuk e di nëse do të jetë në formacion ndaj Meksikës. Do vendos të shtunën, jo tani, por konkurrenca është e madhe”. ka thënë Low. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori