Joachim Low shpallet trajneri më i mirë
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është fituesi i çmimit trajneri më i mirë i vitit.

Low e drejtoi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kampionatin Botëror "Brazili 2014".

Për titullin "trajneri më i mirë i vitit", së bashku me Joachim Low, në garë ishin trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe ai i Atletico Madridit, Diego Simeone.

“Është një nder i madh pas atij viti të suksesshëm. Është qershia mbi tortë – torta është padyshim Kupa e Botës. Po e marr çmimin në emër të të gjithëve që e kanë dërguar këtë skuadër aty ku është”, ka deklaruar Joachim Low.
Shtuar më 12/01/2015, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori