Joakim Lëv kundër huliganëve: Boll u bëtë turpi i Gjermanisë
Pëlqej
Sot, në orën 20:45, Gjermania do të luajw ndeshjen e tetë kualifikuese të Botërorit kundër Norvegjisë. ?Në konferencën për shtyp të trajnerit Joakim Lëv, përveç komenteve të tij teknike, ka zënë një vend të konsiderueshëm edhe opinioni i tij për ngjarjet e së premtes në Pragë, ku një grup prej 200 tifozësh gjermanë vërshëllyen gjatë himnit dhe bënë thirrje naziste.

Si do t’i komentoi ngjarjet e Pragës?

Ne nuk duam huliganë si këta. Ne nuk jemi kombëtarja e këtyre njerëzve dhe ata nuk janë tifozët tanë. Besoj se huliganët duhet të marrin dënimin më të ashpër të mundshëm.

Jam shumë i zemëruar me atë që ka ndodhur dhe që tifozët e përdorin skenën e futbollit ndërkombëtar për të turpëruar vendin tonë. Si një skuadër, ne duam të mbrojmë vlera të veçanta, jemi për një Gjermani tolerante dhe mendjehapur.

A i dëgjuat koret?

Gjatë ndeshjes ti je i fokusuar. Fillimisht i dëgjo va thirrjet nga tribuna në dhomën e zhveshjes. Mendoj se skuadra bëri mirë që nuk shkoi për t’i përshëndetur. Të gjithë jemi të këtij mendimi.

Me Timo Vernerin duket se e patën në veçanti (i thanë bir k…)?

Fyerjet ndaj Timos nuk janë as të drejta dhe as të bukura.

Do të bëni ndryshime në skuadër për ndeshjen me Norvegjinë?

Pa dyshim kam planifikuar disa. Të shtunën u stërvitën vetëm lojtarët që nuk ishin titullarë në Pragë. Pas stërvitjes së fundit do të shohim si do ta ndërtojmë skuadrën. Por nuk do t’ju tregoja shumë po t’ju thosha se Ter Shtegen do të jetë në portë, raporton Panorama.

Do përfshij gjithashtu Drakslerin. Ai ka bërë gjithashtu një paraqitje të mirë në stërvitje. Khedira është stërvitur individualisht. Do të shohim nëse do të jetë 100%. Do të ketë pa dyshim dy apo tre ndryshime.

Çekia dhe Norvegjia janë shumë pas?

Janë pa dyshim pas potencialit të tyre. Ato kanë pasur gjithnjë një shans për t’u kualifikuar. Mendoj se fati i Norvegjisë do të ndryshojë pas uljes në stol të një trajneri me kaq eksperiencë sa Lagerbak.

Norvegjia nuk do të luajë më një rol në këtë grup, por e ardhmja do të jetë pa dyshim më e mirë për ta. Unë e di se si luajnë dhe çfarë formacioni mund të rreshtojnë. Por ne nuk duhet t’u përshtatemi atyre. Nëse u përgjigjemi disa pyetjeve, atëherë do bëjmë më mirë se ndaj Çekisë.
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori