Joan Laporta, favorit për presidencën e Barcelonës
Nëse Barcelona do të zhvillonte sot zgjedhjet presidenciale, numri një i klubit katalanas do të zgjidhej Joan Laporta. Ky është rezultati I një sondazhi të organizuar më 1 nëntor me tifozët blaugrana me rastin e takimit Barcelona–Celta Vigo. Rezultatet e këtij sondazhi u bënë publike nga Agusti Benedido, ish-kanditat për president i Barcelonës.

Sipas tij, 80% të të anketuarve janë të pakënaqur nga mënyra se si po menaxhohet klubi. 33.8% e tyre do të votonin për Joan Laportën, 23.9% për Agusti Bebedito dhe vetëm 17.9% e japin votën e tyre për presidentin aktual Josep Bartomeu.

Nëse në garë do të ishin vetëm Laporta dhe Bartomeu, 46.6% do të mbështesnin të parin, 31% presidentin aktual ndërsa 23% refuzojnë të votojnë ose janë në dilemë për votën e tyre.

Në rast të një dueli Benedito–Bartomeu, i pari do të grumbullonte 43.9%. të votave, pasuesi i Sandro Rossell vetëm 32%. Dhe në kombinin e fundit Laporta–Benedito, rezultati do të ishte 42.3% me 46.9%. Dhe pyetjes mbi kohën se kur duhet të mbahen zgjedhjet, 76% e të të intervistuarve mendojnë se koha e përshtatshme është fundi i sezonit aktual dhe jo viti 2016, sikurse është parashikuar.

Në çdo rezultat të këtij sondazhi bie në sy popullariteti në rënie i Josep Maria Bartomeut, që lidhet përveçse me skandalet e fundit në në tastin Neymar, edhe me rezultatet e Barcelonës, e cila ka humbur shumë nga shkëlqimi I saj që pas largimit të Pep Guardiolës në fund të sezonit 2011-2012. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori