Joao Felix te Atletico Madrid për shifrën rekord
Nga Benfica te Atletico Madrid, Joao Felix bën hapin e madh në karrierë ndërkohë që Los Colchoneros realizojnë blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së tyre duke u përgatitur për largimin e Antoine Griezmann në muajin korrik.

Benfica ka zyrtarizuar kalimin e talentit të saj Joao Felix te Atletico Madrid për shumën rekord të 126 milionë eurove. 19-vjeçari luzitan bëhet kështu lojtari me vlerën më të shtrenjtë i shitur ndonjëherë në kampionatin portugez.

Termat e kontratës që pritet të firmosë autori i 15 golave në sezonin e fundit të kampionatit portugez me Benficën nuk bëhen ende të ditura pasi Atletico pritet ta zyrtarizojë në orët e ardhshme kalimin e Joao Felix në Ëanda Metropolitano.

Spanjollët fituan kështu konkurencën e Juventusit dhe Manchester City-t pasi vendosën të hapin thesin për një futbollist që ngjan shumë me brazilianin Kaka dhe mund të jetë e ardhmja e futbollit botëror.
Shtuar më 27/06/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori